“Si president i Kosovës bashkë me presidentin e Serbisë një kohë të gjatë po zhvillojmë dialog me ndërmjetësimin e Bashkësisë Evropiane për të gjetur zgjidhje përfundimtare sa i përket njohjes së përbashkët të të dyja shteteve, mirëpo porositë që dërgohen nga njerëz e në veçanti nga presidenti i Serbisë Vuçiç për glorifikim e figurave që janë dënuar nga Gjykata e Hagës si kriminel lufte, të cilët me veprimit e tyre kanë kryer gjenocid mbi popuj tjerë që nuk janë serb, nuk e çojnë përpara procesin e dialogut por vetëm se i dëmtojnë përpjekjet për arritjen marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”. Kështu e komentoi presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, pyetjen nga gazeta KOHA se si e komenton lavdëratën që presidenti serb Vuçiq ia bën Millosheviqit.
“Çdo mezash për paqe, stabilitet dhe dialogut të fqinjësisë së mirë është shumë i mirëseardhur. Presidenti Vuçiç e ka vizituar Kosovën me lejen e institucioneve të Kosovës. Në të njëjtën kohë kur po zhvillohet dialogu për paqe dhe njohje reciproke të dyja shteteve, fjalimi presidentin serb Vuçiç në Mitrovicë për glorifikimin e figurës së Slobodan Millosheviqit dhe gjeneralëve të cilët identifikohen se kanë ushtruar gjenocid ndaj popujve kroat, boshnjak dhe në fund krimet dhe spastrimin e Kosovës nga shqiptarët. Këto glorifikime nuk shkojnë për të mirën e zhvillimi të procesit të dialogut dhe mendoj se është gabim dhe për të ardhur keq”, tha Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës gjatë vizitës një ditore që po qëndron në Maqedoni. (Z.V.)