Presidenti kosovar, Hashim Thaçi ka reaguar pas letrës që presidenti i SHBA’së, Donald Trump, i ka dërguar atij.
Në letrën në fjalë, presidenti amerikan ka kërkuar të shfrytëzohet ky ‘moment historik’, për të arritur një marrëveshje me Serbinë dhe kështu ka ftuar Thaçin në Shtëpinë e Bardhë për ta festuar një moment të tillë, transmeton gazetametro.net.
Presidenti Thaçi ka falënderuar Trumpin për mbështetje e vazhduesshme, ndërsa ka thënë se edhe ky pret që së bashku të festojnë mbylljen e marrëveshjes me Serbinë.
‘Ju falënderoj President @ RealDonaldTrump për mbështetjen tuaj të fuqishme të pavarësisë së Kosovës dhe përpjekjen tonë të përbashkët për të arritur marrëveshje të plotë në Kosovë dhe në Serbi.
Unë gjithashtu, pres që të festojmë përfundimin e paqes në Shtëpinë e Bardhë, duke hapur rrugën e Kosovës për anëtarësimin në BE, BE dhe OKB,’ ka shkruar Thaçi në twitter.