Thaçi falënderon Erdoganin për ndihmat nga Turqia

15

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka falënderuar të mërkuren homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për ndihmat nga Turqia në maska dhe pajisje mjekësore, për menaxhimin në Kosovë të gjendjes me koronavirusin.

Ndihmat, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë paralajmëruar të mbërrijnë në Kosovë në orën 15:45.

“Sot pranuam një pako me ndihma mjekësore nga Turqia që do të ndihmojë në betejën kundër COVID-19. Kjo është ndihma e parë nga jashtë që ka arritur në Kosovë”, shkruan Thaçi.

Ai e ka falëndëruar presidentin e Turqisë, që krahas Kosovës, ka ndihmuar edhe shtetet tjera të Ballkanit, transmeton KOHA.

“I jemi mirënjohës Presidentit Erdogan, shtetit të Turqisë dhe popullit turk, që na ka dal në ndihmë edhe në këtë kohë të rëndë, të cilën do ta tejkalojmë së bashku”, shkruan Thaçi.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të këtyre ndihmave mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Në te marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.

Comments are closed.