Prishtinë, 28 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e përsëriti angazhimin e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës ndaj Kosovës, rajon në Serbinë jugore i banuar me shumicë shqiptare, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Pas takimit të sotëm me ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Thaçi porositi se do të vazhdojë të punojë në atë që “ëndrra e çdo shqiptare që jeton atje” të bëhet realitet.
“Një takim miqësor me disa prej ish-udhëheqësve të luftës së UÇPMB-së. Bashkimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është ëndërr e çdo shqiptari që jeton atje. Këtë ëndërr të tyre, pandalshëm, me vullnet politik punoj që ta bëj realitet”, ka shkruar Thaçi në Facebook.