Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e ambasadorëve ka thënë se Kosova ka raporte të mira fqinjësore me shtetet e rajonit, si Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Ai ka thënë se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë edhe më Serbinë, që do t’i hapte rrugë integrimit në BE, NATO dhe OKB.Thaçi ka thënë se një marrëveshje me Serbinë nuk do të jetë e lehtë, por është rruga e vetme, raporton lajmi.net.
Presidenti ka ripërsëritur deklarimet e tij se në këtë marrëveshje nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve e as Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.Duke folur për idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, ka thënë se kjo është një kërkesë e kahmotshme e kësaj pjese.Thaçi gjatë fjalimit në këtë konferencë ka thënë se kërkesa për Luginën e Preshevës do të parashtrohet edhe para bashkësisë ndërkombëtare.
“Mbyllja e procesit me Serbinë do t’i hap rrugë të re diplomacisë tonë”, ka thënë Thaçi.
I pari i vendit në këtë konferencë, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku ka thënë se duhet vazhduar angazhimin.