Shkup, 10 maj -Të akuzuarit shqiptar në “Titanik2”, Menduh Thaçi e Bedredin Ibrahimi, në seancën e fundit gjyqësor kërkuar përkthimin e aktakuzës në gjuhën shqipe. Zbatimi i gjuhës shqipe në aktakuzë ishte arsye kryesore se pse ndodhi përplasja verbale mes të akuzuarit Ibrahimi dhe gjykatësit Ognen Stavrev, i cili mes tjerash ia bëri me ditur Ibrahimit se në seancën e fundit ai kishte deklarua se e njeh gjuhën maqedone. Debatit në fjalë për pak kohë iu bashkangjit edhe kreu u PDSH-së, Mehdut Thaçi, me çka Trupi gjykues Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, i obliguan përfaqësuesit e PSP-së që aktakuzën ta përkthejnë edhe në shqip.
Gjykimi kundër Thaçi e Ibrahimi, respektivisht ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe anëtarëve tjerë të KSHZ-së, gjatë ditës së enjte vazhdoi edhe pas orarit të rregullt të punës së GJPSH-së. Kësisoj pas pranimit të aktakuzës së përkthyer dyshja Thaçi-Ibrahimi, kërkuan kohë për ta shfletuar dhe lexuar nga afër aktakuzën në gjuhën shqipe.
Ndryshe, gjykimi për “Titanik2”, duheshe të fillo muajin e kaluar, megjithatë e njëjti u anuluan pikërisht për leximin shtesë të aktakuzës nga të dyshuarit për shkelje të procesi zgjedhor në vitin 2013. Njëkohësisht, nga informacionet e sakta të publikuar deri më tani, publikisht është njohur biseda telefonik mes Thaçit dhe Mijallkovit, ku bisedohet se si anëtarët e tyre të ndikojnë në rivotimet në Çair dhe Strumicë, për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Të akuzuar tjerë në këtë lëndë janë edhe ish anëtarët tjerë të KSHZ-së, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev. (koha.mk)