Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar vendimin e homologut të tij të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mos e nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, ky vendim nuk mund që të pengohet, kurse e cilësoi si “prodhim të mentalitetit të tejkaluar”.
Edhe pse e vlerëson lartë votimin e ligjit në Kuvend, Thaçi mendon se vendimi i Ivanovit është për “keqardhje”, duke shtuar se edhe kjo çështje do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Presidenti i Kosovës është i sigurt se Ligji do të sillet dhe këtë, sipas tij, askush nuk do të mund ta pengojë. “Definitivisht, ai vendim kaloi dhe nuk mund të pengohet, pa marr parasysh qëndrimin e një politikani, ose bartësi të ndonjë funksioni”, mendon Thaçi.