Prishtinë, 9 prill – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e qëllimit të kryerësit të detyrës si kryetari i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti të formojë ekip për negociata me Serbinë, vlerësoi se kjo është vetëm “një dëshirë personale” e kryeministrit, i cili me shumicë absolute ishte shkarkuar nga ana e Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta KOHA.
Në kumtesën e sotme të zyrës presidenciale për marrëdhënie me opinionin thuhet , me deklaratat se do ta udhëheq ekipin për negociata me Beogradin, Kurti “e ka shkelur hierarkinë kushtetuese” me atë që nuk konsultohet me presidentin e shtetit, i cili e udhëheq politikën e jashtme kosovare.
“Kryeministri i shkarkuar është deleguar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve popullor në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund t’i ndërmarrë obligimet në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, as në emër të një qeverie në shkuarje. Si pasojë, lista e delegacionit (për negociata me Serbinë) mbetet vetëm një dëshirë e tij personale dhe asgjë më shumë se ajo”; thuhet në reagimin e kabinetit të Thaçit.
Reagimi i Thaçit vijoi prejse dje Kurti e ka informuar ndërmjetësuesin e sapoemëruar të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, diplomatin slloven Mirosllav Lajçak se Kushtetuta e Kosovës e obligon atë, si kryetar i Qeverisë, ta formojë dhe ta udhëheq ekipin negociues.
Në atë ekip, siç citoi në korrespondencën me Lajçak, kryeministri kosovar në dorëheqje planifikon t’i përfshijë presidentin e shtetit Thaçi dhe kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, si dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare kosovare.
Idenë e njëjtë Kurti sot e përsëriti edhe gjatë vizitës në komunën e Prizrenit, duke saktësuar se për negociatat me Serbinë do të formojë dy ekipe – një politik, të cilin do ta udhëheq vetë dhe në të cilin, mes tjerash do të marrë pjesë edhe Thaçi, dhe një ekspert, me persona profesionist nga fusha të ndryshme.(koha.mk)