Prishtinë, 30 mars – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka ftuar liderin e partisë Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në takim konsultativ në lidhje me veprimet të cilat duhet të ndërmerren, prej se të mërkurën e kaluar, më 25 mars, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit të kabinetit të Kurtit.
Thaçi informoi paraprakisht se në fillim të kësaj jave do të zhvillojë konsultime me partitë parlamentare në mënyrë që të fillojë procedura për zgjedhjen e qeverisë së re, për të cilën, siç edhe deklaroi, “duhet të jetë ‘qeveri e stabilitetit, unitet dhe gjithëpërfshirës’”.
Në letrën nga kabineti i presidentit, të cilën e transmetuan mediat në Prishtinë, Thaçi e ftoi Kurtin në takim që do të mbahej të mërkurën në ora 10:00.
“Pas mocionit të mosbesimit të Qeverisë, do të ndërmarr hapat e përcaktuara me Kushtetutë. Në këtë drejtim, ju ftoj të merrni pjesë në takim konsultativ për të përcaktuar hapat e ardhshëm”, thuhet në ftesë.
Pas njoftimit fillestar të Thaçit, se të enjten e kaluar do të fillojë konsultimet me liderët politikë të Kosovës për të formuar qeveri të re, nga partia e Kurtit porositën se ata nuk do t’i përgjigjen kërkesës së Thaçit për të emëruar kandidat për kryeministër, dhe se ata presin, menjëherë pasi të përfundojë kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të shpallen zgjedhje të reja parlamentare.(koha.mk)