Prishtinë, 13 dhjetor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me kërkesë të partive politike ka ndryshuar datën e mbledhjes së parë të Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta KOHA.
Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Krishtlindjeve, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e parë të Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00. (koha.mk)