Prishtinë, 18 shkurt – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot deklaroi se Prishtina me asnjë çmim nuk do të lejojë që marrëdhëniet me SHBA-në të prishen dhe se do të veprojë me kërkesë të Uashingtonit për suspendimin e taksave për prodhime nga Serbia, por se për këtë do të duhet “pak më tepër kohë”, përcjellë gazeta KOHA.
“Sa më herët e mbyllim këtë çështje, aq më mirë”, tha Thaçi.
Në intervistë për “Top Channel”, Thaçi tha se nuk do të lejojë që Beogradi ta kushtëzon vazhdimin e dialogut.
“Kosova ka pasur të drejtë të marrë vendim për rritjen e taksave, por në të njëjtën kohë duhet të mbajmë llogari për marrëdhëniet tona me SHBA-në”, tha Thaçi.
Ai, me rastin e kërkesës së SHBA-së dhe nën kërcënim për sanksione që Prishtina t’i heqë taksat, me qëllim që të hapet rruga për vazhdimin e dialogut, tha se marrëdhëniet në asnjë mënyrë nuk mund të kompromitohen dhe se nuk ka çmim që do ta prish partneritetin e Kosovës me SHBA-në.
“SHBA-ja ndihmoi që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur, çdo këshillë të tyre e respektojmë, gjë që edhe atyre edhe neve na ka sjellur vetëm mirë. Edhe kjo këshillë, natyrisht, do të respektohet”, tha Thaçi. (koha.mk)