Siç kumtoi kabineti i presidentit Ivanov, në mbledhjen e liderëve të vendeve-pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni, më 27 prill në Shkup, pritet prania e presidentëve të Shqipërisë, Ilir Meta, kryesuesi me Presidencën e BeH-së Bakir Izetbegoviq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq dhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq
Shkup, 23 prill – Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, më 27 prill në Shkup do të jetë organizator i mbledhjes së liderëve të vendeve-pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni. Në mbledhje do të marrin pjesë presidentët e vendeve nga rajoni, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Qëllimi kryesor i procesit Bërdo-Brioni është integrimi i tërësishëm i vendeve nga rajoni në Bashkimin Evropian, stabilizimi i gjendjeve në Ballkanin Perëndimor përmes përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura.
Siç kumtoi kabineti i presidentit Ivanov, në mbledhjen e liderëve të vendeve-pjesëmarrëse të Procesit Bërdo-Brioni, më 27 prill në Shkup, pritet prania e presidentëve të Shqipërisë, Ilir Meta, kryesuesi me Presidencën e BeH-së Bakir Izetbegoviq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq dhe presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq.
Sipas praktikave të deritanishme, përveç liderëve të vendeve-pjesëmarrëse, në mbledhjet e procesit Bërdo-Brioni marrin pjesë të ftuar të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe liderë të vendeve anëtare të BE-së. Njëri nga të ftuarit e nderit në mbledhjen në Shkup është kryesuesi i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Në fokus të mbledhjes së sivjetme të liderëve të vendeve pjesëmarrëse nga Procesi Bërdo-Brioni në Shkup është nevoja për përmirësimin e lidhshmërisë së ndërsjellë në pikëpamje politike, ekonomike, infrastrukturore dhe të sigurisë, ndërsa në kontekst të strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Në suaza të procesit Bërdo-Brioni, për herë të parë me iniciativë të Republikës së Maqedonisë do të mbahet mbledhje e drejtorëve të Agjencive për zbulim të vendeve pjesëmarrëse në Proces, në të cilin do të diskutohet për lidhshmërinë e sigurt, si segment i bashkëpunimit rajonal, kumtoi Kabineti i presidentit të Maqedonisë.
Procesi Bërdo-Brioni për herë të parë është mbajtur në vitin 2013 në nismën e përbashkët të presidentëve të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë, në Bërdo afër Kranjës.
Vendet-pjesëmarrëse në procesin Bërdo-Brioni janë Republika e Shqipërisë, Bosnja e Hercegovina, Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë, Republika e Sllovenisë, Republika e Serbisë, Republika e Kroacisë dhe Mali i Zi, të prezantuara në nivel të presidentëve të shteteve. Liderët e vendeve nga procesi Bërdo-Brioni takohen të paktën një herë në vit.
Në suaza të kësaj nisme rajonale deri më tani janë mbajtur gjashtë takime, prej të cilave pesë të rregullta dhe një të jashtëzakonshëm: në Bërdo afër Kranjës, Republika e Sllovenisë në vitin 2013, në Dubrovnik, Republika e Kroacisë në vitin 2014, në Budva, Mal të Zi në vitin 2015, samit të jashtëzakonshëm në Zagreb, Republika e Kroacisë në vitin 2015, në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2016 dhe në Bërdo afër Kranjës, Republika e Sllovenisë në vitin 2017, ndërsa në të cilat rregullisht merr pjesë presidenti Ivanov.