Tetovë, 11 tetor – Partia Demokratike Shqiptare sot më mbajti tubimin e saj në Tearcë ku para aktivistëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën Fatmire Isaku, bartësja e listës së këshilltarëve të PDSH-së për komunën e Tearcës, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Iljazi, të cilët në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së, që parasheh një zhvillim të vërtetë në këtë komunë. Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes të tjerash deklaroi se PDSH ka një bazë të fuqishme në Tearcë, me kuadro të fuqishme. Thaçi gjithashtu potencoi se beteja e PDSH-së është për ta ruajtur votën e shqiptarëve dhe për ta artikuluar si kërkesë për të drejtat kolektive të shqiptarëve. “Gënjeshtrat me dekadë të BDI-së kanë sjellë shqiptarët në një pozitë shumë të vështirë dhe degraduese duke i shtyrë ata që të kërkojnë shpresë jasht vendlindjes së tyre, prandaj vota për PDSH-në duhet t’i eliminojë këta manipulantë nga skena politike dhe tua kthejë shqiptarëve shpresën për një jetë më të mirë”, Thaçi.