Thaçi: Beteja e PDSH-së dhe BDI-së është ruajtja e identitetit kombëtar (VIDEO)

Tetovë, 25 prill – Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, duke folur për aktualitetin politik në vend dhe zgjedhjet presidenciale në Tv Klan-M, ka sqaruar para opinionit edhe mos prezencën e tij, dhe të Ali Ahmetit në tubimet e kandidatit të shumicës parlamentare për President, Stevo Pendarovski, transmeton Koha.mk

“Unë dhe zoti Ahmeti nuk kemi dalë në asnjë tubim të tij, të flasim dhe kjo diheshte. Beteja e PDSH-së dhe BDI-së do të vazhdojë të jetë, ruajtja e identitetit kombëtar. Ne nuk mund të bëhemi LSDM, nuk mund të shkrihemi në LSDM”, ka theksuar Thaçi, përcjell Koha.mk