Thaçi: BE-ja e keqpërdor orientimin proevropian të Kosovës

Disa përfaqësues të Bashkimit Evropian e keqpërdorin orientimin proevropian të qytetarëve të Kosovës, që ta nënçmojnë Kosovën dhe që të mos vonohet me perspektivën e saj evropiane, vlerësoi mbrëmë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Kosovës i nevojitet lëvizje e shpejtë drejt perspektivën konkrete evropiane, e jo proces i cili do të mund të zgjat pesë. dhjetë apo 20 vite”, deklaroi Thaçi për televizionin Klan Kosova. Sipas tij, Kosova “nuk ka kartë për shantazh” në duar dhe nuk ka mundësi t’i referohet Rusisë, Turqisë apo Shqipërisë.

“Mjafton vetëm Serbia vetëm të flasë për Rusinë dhe përfaqësuesit e BE-së menjëherë ta pranojnë çdo ide të sajën”, deklaroi Thaçi, duke shtuar se në Bruksel do të bëjnë gjithçka vetëm që të mos përmendet Moska. Presidenti i Kosovës deklaroi në Zona e Debatit në Klan Kosova se kushti i Demarkacionit ishte një kurth, ndërsa është shprehur se në Bruksel ka zyrtarë që e vonojnë integrimin e Kosovës, në të njëjtën kohë kur e trajtojnë me dashamirësi Serbinë. “Lojaliteti i Kosovës është keqpërdorur nga individë në Bashkimin Evropian për të vonuar integrimin e Kosovës. “Qasja jonë nuk duhet të keqpërdoret nga zyrtarët e Bashkimit Evropian. Ndërsa Demarkacioni ka qenë një kurth për Kosovën”, theksoi Thaçi.