Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pati një bisedë të mirë me Presidentin austriak, Alexander Va nder Beller, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach.
Thaçi tha se Austria do ta mbështes Kosovën në të gjitha fushat, sidomos në procesin e e integrimeve euroatlantike dhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofto Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Presidentit në rrjete sociale:
Kisha një bisedë shumë të mirë me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach. Austria do të mbështes Kosovën në të gjitha fushat, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.