Shumica e trenave do të operojnë brenda Francës, por Alstom ka thënë se 15 do të ngasin binarët ndërkombëtarisht. Shpejtësia maksimale e “TGV M” do të jetë 350 kilometra në orë
Kompania franceze e hekurudhave “SNCF” dhe prodhuesi i trenave “Alstom” kanë zbuluar trenin “TGV M” të parë të përfunduar, një tren me shpejtësi të lartë të gjeneratës së ardhshme me dy kate që përmban një hundë më të gjatë dhe më aerodinamike. Alstom e quajti trenin e ri “TGV e së ardhmes”. TGV do të thotë “Train à Grand Vitesse”, që do të thotë tren me shpejtësi të lartë, raportoi CNN. Ky dizajn i ri do të shfaqet premierë në rrjetin hekurudhor të Parisit në vitin 2024 dhe në të gjithë vendin gjatë 10 viteve në vijim. TGV është një nga markat më të famshme në botë të trenave me shpejtësi të lartë dhe ka qenë një element kryesor i udhëtimit hekurudhor evropian që nga fillimi i viteve 1980.
Në vitin 2018, SNCF, kompania shtetërore franceze e hekurudhave që kontrollon TGV, porositi 100 trena “TGV M” (të njohur edhe si trenat Avelia Horizon) me një kosto prej 2.7 miliardë euro.
Në gusht 2022 u porositën edhe 15 trena të tjerë. Shumica e trenave do të operojnë brenda Francës, por Alstom ka thënë se 15 do të ngasin binarët ndërkombëtarisht. “TGV M” do të funksionojë me të njëjtën shpejtësi maksimale si gjenerata e mëparshme e trenave TGV – 350 kilometra në orë. Zëdhënësi i Alstom, Philippe Molitor ka thwnw për CNN Travel, se qëllimi janë trenat me shpejtësi të lartë që strehojnë më shumë njerëz duke konsumuar më pak energji. Treni TVG u pa në filmin “Bullet Train” që pati premierën muajin e kaluar, me protagonist, aktorin Brad Pitt.