Idoli tashmë ka përfunduar në tokën kineze për Karlos Tevez, i kontestuar rëndë për herë të parë nga tifozët e tij, te Shanghai Shenhua, pas kthimit të sulmuesit nga Argjentina. Ish-sulmuesi i Juventusit kishte marrë leje për t’u kthyer në shtëpi në mes të gushtit, për të kuruar një lëndim të mundimshëm në viç, por menjëherë pas kthimit në fushë, gjatë ndeshjes së humbur kundër Henan Jianye Hongkou, tifozët në shtëpi e kanë kontestuar fuqishëm në çdo top të humbur. Nuk është pikërisht mirëseardhja më e mirë për paraqitjen e parë sezonale të Tevez, i cili dukej shumë larg nga gjendja ideale fizike. Performanca, gjithashtu, shkaktoi komentin e ashpër të Pojet, i cili u tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer”. Kinezët kanë parë vetëm dy gola të shënuar nga “Apache” në 14 paraqitje të tij me fanellën e Shanghai Shenhua, pavarësisht se u tërhoq nga BoKa Juniors gjatë merkatos së dimrit për shumë miliona. Tevez është aktualisht një nga lojtarët më të paguar në botë, por dashuria me tifozët kinezë duket të jetë në fund.