Karlos Tevez është në bisedime me Shangai Shenhua për ta siguruar një lirimin e hershem nga kontrata në mënyrë që të rikthehet te Boka Juniors, raporton “Youth Daily”. Argjentinasi 33-vjeçar dështoi të rikthehej brenda afatit të caktuar në stërvitje parasezonale me skuadrën këtë të enjte në Marbella, prandaj Shenhua tashmë është e gatshme ta largojë atë në drejtim të Argjentinës. Megjithatë, Shenhua nuk dëshiron t’ia bëjë Tevezin një pagesë të madhe, gjersa bisedimet për një marrëveshje të re vazhdojnë, në mënyrë që t’i lejohet ish-sulmuesit të Mançester Junajted të largohet nga Kina.