Tevdovski: Vitin e ardhshëm mjete më të mëdha në buxhetin për masa aktive për punësim

15

Shkup, 21 nëntor  – Pothuajse  një miliardë denarë janë paraparë me Propozim buxhetin për vitin 2018 për masa aktive për punësimin e qytetarëve.

Këtë e theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski sot në promovimin e fushatës së re “BE për ty”, e cila ka të bëjë me punësim, arsim dhe inkluzion social dhe në të cilin mori pjesë së bashku me komisarin evropian Johanes Han, ambasadorin evropian në Maqedoni Samuel Zhbogar, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas tij kjo është shuma më e madhe e ndarë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë për zgjidhjen e problemit më të madh në shoqëri-papunësinë.

Në fushën e financave ministri theksoi se për politikat për punësim, arsim dhe inkluzion social krahas mbështetjes së rëndësishme nga BE përmes mjeteve IPA edhe Qeveria ndan dhe planifikon mjete të konsiderueshme për zbatimin e tyre. Si shembull, ministri i Financave Tevdovski i theksoi masat aktive për punësim.

Konform të dhënave në faqen e internetit të Ministrisë së Financave me buxhetin e ri për vitin 2018 planifikohen dukshëm më shumë mjete për masa aktive për punësim lidhur me vitet e kaluara. Ashtu që në krahasim me para dy viteve, është planifikuar pothuajse dyfish më shumë mjete për punësim përmes masave aktive të Qeverisë. Në suaza të këtyre mjeteve janë projektuar edhe mjete për garanci rinore – e cila parashikon periudhë të caktuar që shteti të financojë drejtpërdrejt para për paga-bruto të personave të rinj të cilët kanë mbaruar arsim dhe janë të gatshëm të trajnohen apo përherë të punësohen në vend.

Janë planifikuar edhe dy miliardë denarë mjete për mbështetje të kompanive të huaja vendase, gjithashtu, do të kontribuojë drejt hapjes së vendeve të reja të punës.

Comments are closed.