Shkup, 18 qerhsor – Buxheti është likuid dhe të gjitha pagesat bëhen me kohë, ndërsa të ardhurat në buxhet për pesë muajt e parë janë rritur për 6,6 për qind, deklaroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, njofton Koha.mk
“Buxheti i ynë është likuid. Ne arritëm ta stabilizojmë tërësisht gjendjen financiare. Do të thotë paguajmë me kohë, shumë më mirë se periudhën paraprake. Nuk duhet askush të druajë, të gjitha rrogat dhe pensionet dhe gjithçka tjetër që vijnë nga buxheti në kohën më të shpejtë paguhen. Nuk do të dëshiroja të komentoj matematika zbavitëse nga opozita, pasi vetëm në pesë muajt e parë të vitit rritja e të ardhurave të përgjithshme buxhetore është 6,6 për qind më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar”, tha Tevdovski në pyetjen e gazetarëve për akuzat e VMRO-DPMNE-së se DAP ka grumbulluar për tetë për qind më pak mjete nga tatimet, deri në maj janë grumbulluar 25 milionë euro më pak mjete.
Tevdovski së bashku me guvernatoren e Bankës Popullore – Anita Angelovska Bezhovska, sot ka mbajtur takim me gazetarë me rastin e mbledhjes së ardhshme të Konstituencës së BB dhe FMN-së që këtë fundjavë do të mbahet në Shkup. (koha.mk)