Shkup, 5 qershor – Qytetarët do të munden sërish të parashtrojnë kërkesa për privatizimin e tokave ndërtimore, ndërsa shkalla e TVSH-së për banesa mbetet pesë për qind në pesë vitet e ardhshme, deklaroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski. Siç tha ministri, janë bërë ndryshime ligjore të cilat do të dalin në vigjilje të kërkesave të qytetarëve.
“Ministria e Financave përgatiti ndryshime ligjore me të cilat qytetarëve sërish u jepet mundësi të parashtrojnë kërkesë për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore. Afati për parashtrimin e kërkesës kishte skaduar në dhjetor të vitit 2014 dhe ndërkohë qytetarët nuk kanë mundur të parashtrojnë kërkesa. Tani kërkesa do të mund të parashtrojnë sërish, përfundimisht me dhjetorin e vitit 2021. Gjithashtu, që të dilet në vigjilje të qytetarëve, Ministria ka bërë ndryshime edhe në Ligjin për TVSH me të cilin vazhdon shkalla e privilegjuar e TVSH-së prej pesë për qind duke përfshirë edhe vitin 2023”, tha Tevdovski.
Ministri potencoi se në periudhën e fundit ka pasur kërkesë nga shumica e qytetarëve të cilët nuk kanë arritur të parashtrojnë kërkesë për privatizimin e tokës të vazhdohet afati. Gjithashtu, në interes të qytetarëve është vazhduar vlera e shkallës më të privilegjuar të TVSH-së për qarkullim të parë të banesës.
Siç theksoi ministri i Financave, me ndryshimet ligjore për privatizim të tokës ndërtimore parashikohet edhe prolongimi i dispozitës për konfirmimin e qirasë për ato të cilët nuk e kanë privatizuar. Gjithashtu, prolongohet afati për dorëzimin e kërkesës për transformim të së drejtës shfrytëzuese në të drejtën e pronësisë përfundimisht me dhjetorin e vitit 2022.