Shkup, 11 qershor – Ministri i Financave Dragan Tevdovski shpreh optimizëm se rritja e ekonomisë do të lëvizë. Thotë se ka rezultate dhe se Qeveria do të bëjë gjithçka që ajo të intensifikohet.
“Ne bëmë stabilizim të gjendjes financiare, ndërsa pastaj dhe ta realizojmë atë që dëshirojmë, lëvizje të gjendjes ekonomike. Madje edhe treguesit tregojnë se në industri, bujqësia ka lëvizje, eksporti është i fuqishëm dhe do të bëjmë presion të vërtetë në ndërtimtari, para së gjithash, në ndërtimin e ulët ku është problemi, tha Tevdovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas fjalimit në Konferencën në Shkup.
Nga pushteti paraprak, siç tha, kjo Qeveri ka trashëguar probleme serioze si dokumentacion projektues dhe probleme të tjera të ndryshme.
“Të gjitha institucionet janë përkushtuar në zgjidhjen e këtyre problemeve”, theksoi ministri i Financave.
Tevdovski potencoi se në vitet e kaluara rritja praktikisht ishte në bazë të atyre investimeve në përmendore, shelgje, fasada dhe të ngjashme, diçka, siç tha, që nuk i sjell mirë ekonomisë.
Ai sqaroi se tani ka fillim të aktiviteteve serioze ndërtimore dhe se problemi kryesor është autostrada Kërçovë – Ohër, ku për një kohë të shkurtër duhet edhe atje të intensifikohen punët.
Për atë deri kur do të rritet pmimi i naftës theksoi se ato janë lëvizje tregtare që nuk varen nga ne, por nga lëvizja e bursave botërore.