Qeveria e rishikoi rritjen e BPV-së për këtë vit në 1,6 për qind nga rritja e planifikuar paraprake prej 2,2 për qind. Ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin për buxhetin për vitin 2018 theksoi se rishikime të tilla bëhen për herë të parë, por është me rëndësi sepse kjo është bazë për vlerësimet për vitin e ardhshëm. Siç tha, planifikohet rritja vitin e ardhshëm të jetë 3,2 për qind. “Pritet të përfundojë ngadalësimi që e kishim këtë vit dhe të ketë përshpejtim të konsiderueshëm vitin e ardhshëm”, tha Tevdovski. Shkalla e inflacionit parashikohet të jetë 1,7 për qind.