Është bërë progres i rëndësishëm në reformën e financave publike. Zgjidhjet ligjore të parapara me programin për reforma në menaxhimin me financat publike (PFM) apo janë në fazë përgatitore apo finale të përgatitjes, derisa njëkohësisht punohet në operativën dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve.
Këtë, e bëri të ditur Ministria e Financave, ishte theksuar sot në dialogun e tretë PFM që u mbajt në Ministrinë e Financave, ku kanë marrë pjesë ministri i Financave Dragan Tevdovski, ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, përfaqësues të institucioneve nga sektori joqeveritar dhe opinioni i ekspertëve.
“Në vitin 2018 ishim të fokusuar në përmirësimin e legjislacionit në shumë fusha kyçe, si dhe planifikim dhe buxhetim, furnizimeve publike, kontrollit të brendshëm financiar publik, menaxhim me borxhin publik dhe kontrollin financiar në sektorin publik”, tha ministri i Financave Tevdovski.
Ai theksoi se për Ligjin e ri për buxhet ka hartuar version pune dhe se gjatë vitit të ardhshëm do të gjendet në procedurë kuvendore. Me këtë do të bëhen ndryshime të rëndësishme në miratimin e buxhetit, gjegjësisht do të vendoset buxhetim afatmesëm. Në vijim është edhe hartimi i Ligjit të ri për kontroll të brendshëm financiar publik, i cili, siç tha, pritet të hyjë në procedurë kuvendore, gjithashtu, vitin e ardhshëm. Ligjet e reja për furnizime publike dhe borxh publik tashmë janë hartuar. I pari tashmë është në procedurë kuvendore, derisa i dyti është publikuar në ENER.
Ministri Trevdovski theksoi se si pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të financave publike janë edhe masat e vazhdueshme për rritjen e transparencës.
“Është bërë edhe ueb-platforma për “Buxhet qytetar” ku janë vendosur ribalanci i Buxhetit për vitin 2018 dhe Propozim-buxheti për vitin 2019. Gjithashtu në proces është edhe krijimi i platformës „Open finance” me të cilën opinioni do të ketë kontroll në pagesat nga Thesari në kohë reale”, tha Tevdovski.
Ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar theksoi se zbatimi i Programit për menaxhim me financat publike është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ai theksoi se ka progres, veçanërisht në pjesën e transparencës fiskale.
PFM është programi i parë gjithëpërfshirës për reforma në financat publike. Qëllimi është që të përforcohet sistemi i dinancave publike dhe ta përmirësojë efektivitetin e shpenzimeve publike. Ky program është hartuar në bazë të bashkëpunimit intensiv të institucioneve kombëtare relevante, me mbështetjen e Delegacionit të BE-së dhe ndihmës së ekspertëve të SIGMA-s, me ç’rast janë marrë parasysh rekomandimet e raporteve për vlerësim të gjendjes në fushën e menaxhimit me financat publike: PEFA, WB PFM Review, SIGMA Baseline Assessment.