Qeveria do ta pezullojë Këshillin për furnizime publike përmes propozimit me procedurë të shkurtuar. Pritet që Këshilli të ndërpresë së funksionuari nga dhjetori i këtij viti. Kjo është një nga reformat në sistemin për furnizime publike që i paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski në debatin “Reforma në sistemin për furnizime publike”. Në kuadër të reformave është paraparë edhe miratimi i ligjit të ri për furnizime publike deri në tetor të vitit të ardhshëm.
Pezullimi, siç u theksua, është për arsye se me vendosjen e tij furnizimet publike janë bërë më të komplikuara dhe se janë zhvilluar në afat më të gjatë. Mbështetje për reforma janë shprehur nga BE-ja dhe sektori qeveritar.