Shkup, 8 prill – Do të bëjmë gjithçka jo vetëm të kuadrit, por edhe sipas standardeve që ta zhvillojmë sistemin e kontrollit të brendshëm financiar publik, sepse është me rëndësi për funksionimin e financave publike, theksoi sot ministri i Financave Dragan Trevdovski.
“Ne jemi vendi i parë në rajon i cili ka bërë strategji për zhvillimin e kontrollit të brendshëm financiar publik, ndërsa pikërisht njëra ndër drejtimet kryesore që atje të përforcohet ky sistem me njerëz. Pas përfundimit të zgjedhjeve hap pas hapi do të punojmë në realizimin e strategjisë”, deklaroi Tevdovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë pauzës në konferencën ndërkombëtare PEMPAL që sot dhe nesër po mbahet në Shkup.
Ai theksoi se seriozisht duhet të përforcohet numri i revizorëve të brendshëm në vend.
“Raportet revizore janë të rëndësishme dhe ne bëjmë gjithçka që të përmirësohet funksionimi i sistemit. Mendoj se raportet e tilla edhe sot mund të kontrollohen në Kuvend, or kjo varet nga institucionet e tjera në sistem”, tha Tevdovski.
Në shtet momentalisht punojnë 90 revizorë shtetërorë, të cilët kryejnë revizion në rreth 1.100 institucione publike, ndërsa në pajtim me standardet numri i tyre është për pesëdhjetë më i vogël nga numri i nevojshëm.