Shkup, 10 qershor – Është përmirësuar gjendja në financat publike në Maqedoni, ndërsa atë e konfirmuan institucionet financiare ndërkombëtare dhe Komisioni Evropian, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski në video-deklaratë me rastin e një vjetorit të themelimit të Qeverisë.
Sipas tij pas ardhjes në Qeveri, qytetarët kanë kontroll në atë se ku shpenzohen paratë, përmes shumë masave për përparim të transparencës. “Njëra nga masat e para ishte përgatitja e buxhetit qytetar. Me atë financat publike u bënë të arritshme dhe më të kuptueshme për qytetarët. Tani publikohen shumë raporte për realizimin e buxhetit, të cilat më herët nuk janë publikuar. Publikisht të arritshme janë marrëveshjet për furnizime publike të institucioneve”, thekson ministri.
Përveç kontrollit të asaj se ku shpenzohen paratë shtetërore, opinioni tani ka edhe rol aktiv në sjelljen e buxhetit para se ai të hyjë në procedurë qeveritare.
Ai tregon edhe se Qeveria ka paguar një numër të madh të obligimeve të lëna nga Qeveria paraprake.
Është rritur edhe besimi i investuesve. Agjencia Kreditore e Rejtingut Fiç e përmirësoi reputacionin për rejting të Maqedonisë. Besimi i investitorëve është treguar edhe përmes shkallës së interesit më të ulët historik të euroobligacionit dhe dhënien e 30 obligacioneve vjetore.
Sipas Tevdovskit, prioritet i Qeverisë është përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve. Në atë drejtim është edhe njëra nga masat e para të cilat Qeveria i ka sjellë dhe e cila ka të bëjë me rritjen e pagës minimale.
Tevdovski në fjalim nënvizon edhe se Qeveria për herë të parë ka strategji për reforma në financat publike, të përgatitura së bashku me Bashkimin Evropian, e cila përmban plan aksionar sipas të cilit punohet.