Shkup, 15 janar – Anëtarësimi në NATO ka pasur ndikim të madh mbi zhvillimin ekonomik të vendeve të tjera në rajon dhe nuk ekziston arsye pse kjo nuk do të ishte rast edhe me Maqedoninë, ka theksuar ministri i Financave Dragan Tevdovski në hapjen e forumit të Evropës Juglindore dhe Qendrore “Euromani” që po mbahet në Vjenë.
Tevdovski, siç kumtoi Ministria e Financave, ka theksuar se investimet e huaja të drejtpërdrejta në vendet të cilat janë bërë anëtar të NATO-s janë rritur të paktën dyfish si përqindje nga BPV-ja, ndërsa te disa shtete si për shembull në Bullgari, janë rritur tre herë.
Për Maqedoninë, Tevdovski ka theksuar se investuesit, krahas për treguesit ekonomikë, janë shumë të interesuar edhe për progres në integrimet euroatlantike.
Në pikëpamje të stabilitetit makroekonomik ka theksuar se Qeveria është e përkushtuar në zbatimin e konsolidimit fiskal gradual, gjegjësisht uljen e deficitit buxhetor të afat të mesëm për borxh të kontrolluar publik. Pagesa e të ardhurave në buxhet ka vlerësuar se është e shkëlqyer dhe se të ardhurat nga tatimet në Buxhet janë plotësisht në linjë me projeksionin e Ministrisë.
“Pagesa e shkëlqyer e tatimeve dhe kontributeve, së bashku me me indikatorët e tjerë ekonomikë, janë tregues se ekonomia po rikuperohet”, ka theksuar Tevdovski.
Ai ka theksuar se arritjet e rëndësishme që vendi i ka bërë në transparencën fiskale dhe në këtë kontekst ka përmendur se “Buxheti qytetar” ka marrë ueb aplikim, se janë publikuar detyrimet e prapambetura në sektorin publik dhe se po bëhen përgatitje përfundimtare për publikimin e platformës me të cilën opinioni do të mundet në kohë reale t’i ndjekë pagesat në thesar. “Gjithashtu Maqedonia së shpejti do të hyjë në vendet të cilat i arrijnë standardet SDD+, të cilat janë standarde më të larta statistikore”, tha Tevdovski.
Në forum “Euromani” merr pjesë edhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhovska.
Forumi është një ndër ngjarjet udhëheqëse nga fusha e financave në Evropë dhe në të marrin pjesë 1.300 pjesëmarrës – ministra të financave, guvernatorë të bankave qendrore, drejtorë të institucioneve financiare dhe investues.
Është planifikuar ministri i Financave Tevdovski të realizojë edhe shumë takime me investues të huaj dhe institucione financiare.