Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot mbajti fjalim në konferencën “Barazia është e rëndësishme” në organizim të fondacionit “Fridrih Ebert” (FES), që i paraprin Samitit BE-Ballkani perëndimor në Sofje.
Ministria e Financave kumtoi se temë qendrore e ngjarjes ishte analiza “Mundësitë e pabarabarta dhe rezultatet jokoorekte – ballafaqim me pabarazinë në Evropën Juglindore”. Në të janë dhënë informata për gjendjen e pabarazisë të të ardhurave në vendet nga rajoni. Jepen edhe propozime konkrete si të përmirësohet gjendja.
Fokusi është në tregun e fuqisë punëtore dhe punës së denjë, reformat e sistemit tatimor dhe sistemit të transfereve sociale, si dhe nevoja për arsim cilësor publik.
Ministri i Financave foli edhe për rëndësinë për krijimin e politikave për shoqëri më korrekte në vendet e rajonit. Si posaçërisht e suksesshme u përmend masa për rrogën minimale.
Në ngjarjen nga ana e pjesëmarrësve u theksua se dimensioni social po merr vend gjithnjë e më të rëndësishëm në agjendën e BE-së.