Ministri i Financave Dragan Tevdovski pa koment për paralajmërimet për ndërrime të funksionarëve të pushteti qendror dhe lokal thekson se është i kënaqur nga ndryshimet dhe reformat që janë bërë në Ministrinë dhe organet në përbërjen e tij, në të cilat, siç thotë, plotësisht janë të përkushtuar.
“Ministria e Financave plotësisht është përkushtuar në reformat dhe tashmë po zhvillohet digjitalizimi i proceseve në të gjitha organet që janë në përbërje të tij si Drejtoria për të Ardhura Publike, Drejtoria Doganore, Drejtoria për Punë Juridike.Pronësore. Nëse duhet si ministër të përmbledh lidhur me organet në përbërje, edhe për DAP dhe për Drejtorinë për Punë Juridike Pronësore, Policinë Financiare, Zbulimin Financiar, plotësisht jam i kënaqur nga puna, ngarkesën që e kanë bartë edhe nga reformat e bëra, tha ministri Tevdovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp për platformën elektronike për kontrollimin e status lëndëve për privatizimin e tokës ndërtimore.
Sipas Tevdovskit, dukshëm është përmirësuar menaxhimi me borxhin publik Në parametrin kryesor niveli i borxhit publik si përqindje e BPV-së është ulur lidhur me atë që është trashëguar.
“Kemi bërë shumë reforma të rëndësishme siç janë ato tatimore dhe pensionale, ishte zbatuar transparenca fiskale. Nëse paraprakisht institucionet ndërkombëtare për vendin thoshin se nuk ka transparencë, tani të gjithë e pranojnë se e kemi siguruar këtë, kemi vërë reforma të mëdha në pikëpamje të furnizimeve publike, i kemi mbështetur komunat, për to vendosëm rregull fiskale… Kemi bërë një sërë ndryshimesh në sistemin e financave publike dhe jemi të përkushtuar në këtë rrugë. Si ministër jam i kënaqur sepse ndryshimet qi i bëjmë nuk janë ad hok, por janë pjesë e programit për reforma në menaxhimin me financat publike 2019-2022 në bashkëpunim me BE-në, me shtatë priorite kryesore. Të gjithë këto që e numërova është pjesë e disa nga prioritetet dhe absolutisht jemi përkushtuar të vazhdojmë më tej”, tha Tevdovski.(koha.mk)