Shkup, 16 nëntor – Ministri i Financave, Dragan Tevdovski mendon se Qeveria me sukses menaxhon me borxhin publik dhe se pret ai vitin e ardhshëm të përfundojë nën nivelin e projektuar prej 54,2 për qind ose jo më shumë se 600 milionë euro.
“Punojmë në stabilizimin e borxhit publik. Këtë e bëjmë me uljen e deficitit buxhetor, i cili tani është ulur. Në fund të vitit 2018 kemi pasur projeksion se do të jetë 50 për qind borxhi publik i BPV, por në esencë ai është 48,2 për qind. Projeksioni ynë për vitin e ardhshëm është 54,2 për qind, por vlerësimi ynë është se ai do të jetë më i ulët”, tha Tevdovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri në të cilën së bashku me kryeministrin Zoran Zaev e prezantuan Propozim-buxhetin për vitin 2019.
Ai potencoi se Qeveria ka arritur ta ngadalësojë dinamikën e rritjes së borxhit publik dhe se siguron me çmim më të ulët mjete për financimin e tij.
Sipas tij, 54.2 për qind është projeksioni maksimal dhe se ai do të varet nga realizimi i projekteve kapitale dhe tek të cilët pritet realizim më i shpejtë.
Ministri sqaroi se ajo që do ta rritë borxhin publik është tërheqja e mjeteve nga kreditë për realizimin e projekteve kapitale, siç është rasti me autostradën Kërçovë-Ohër dhe kredia e re prej 200 milionë euro në Eksim banka.