Ministri i financave Dragan Tevdovski do të merr pjesë në Konferencën ministrore organizuar nga Banka Botërore, e cila do të mbahet në Vjenë, Austri. Tema e konferencës është “Informimi financiar si katalizator për integrim”.
Tevdovski, siç kumtoi Ministria e Financave, nesër do të mbajë fjalim në panel diskutimin e ministrave, ku pjesëmarrës janë edhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Siril Muler, si dhe ministrat e financave të Ukrainës dhe Kosovës, Oksana Markarova dhe Bedri Hamza.
Në konferencën ministrore fjalim do të mbaj edhe ministri i financave i Austrisë Hartwig Loger, si dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.
Në konferencën ministrore marrin pjesë më shumë se 300 përfaqësues nga 13 vende, midis të cilave edhe ministra të financave, kryetar të organeve rregullatore, përfaqësues të komunitetit akademik dhe sektorit të biznesit, si dhe nga institucionet e BE-së.