Tetovë, 8 mars – Ka realizim të shkëlqyeshëm prej mbi tre milionë euro investime vetëm nga fillimi i vitit përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale- MSIP që e realizon Ministria e Financave me mbështetje të Bankës botërore dhe BE-së, ka thënë sot ministri i Financave Dragan Tevdovski gjatë vizitës në shkollën e re të fshatit Gurgurnicë në komunën e Bërvcenicës. Shkolla është ndërtuar mu përmes MSIP-së.
Ndryshe, MSIP mbështet projekte kapitale që i përmirësojnë kushtet për jetë në komunë.
“Patjetër të themi se në fillim të vitit kemi realizim të shkëlqyeshëm të Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale. Mbi tre milionë euro janë investuar në 27 komuna edhe atë në ndërtimin e rrugëve lokale, ujësjellësit, tregut të gjelbër, gjimnazit, ndërtesë komunale. Përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale duam në të gjitha komunat në vend të sigurojmë kushte më të mira për jetë për të gjithë qytetarët”, ka thënë Tevdovski.
Fondi total i MSIP-së është 81.1 milionë euro. Përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale janë përkrahur mbi 250 projekte kapitale në gjitha komunat e vendit. Bëhet fjalë për projekte kapitale të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për jetë si rrugë lokale, ujësjellës, kanalizim, kopshte, shkolla, thekson Ministria e Financave.