Shkup, 20 janar – Hyrja në NATO do të veprojë si katalizator i rritjes ekonomike në Maqedoni, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski. Ai në një video-deklaratë thekson se stabiliteti dhe pozicioni ndërkombëtar të cilat i merr vendi me anëtarësimin, te vendet të cilat kanë aderuar drejt Aleancës kanë rezultuar me investime të mëdha, aktivitet më të madh ekonomik, uljen e papunësisë dhe ngritjes së standardit jetësor, njofton Koha.
“Përshpejtim të dukshëm të rritjes ekonomike vërehet te të gjitha vendet e rajonit, pas aderimit në Aleancë. Stabilitetin dhe pozicionin ndërkombëtar të cilat i siguron anëtarësimi, kontribuojnë përmirësim për disa herë në shumë tregues ekonomikë. Para së gjithash, kjo vërehet te investimet e huaja të drejtpërdrejta. Për shembull, pas aderimit në NATO në Bullgari trefish janë rritur investimet e huaja, në Shqipëri janë rritur dyfish”, thotë Tevdovski.
Ai thekson se investimet e reja do të thotë vende të reja të punës, vlerë të re të shtuar, rritje të vëllimit të tregtisë dhe aktivitet të rritur ekonomik.
Këtë javë agjencia kreditore “Fiç” do dhe fondi i njohur për menaxhim me mjete “Iton Uens” theksuan se Maqedonia ka progres në integrimet euroatlantike dhe se vendin e ka në BE dhe në NATO.
Nga “agjencia kreditore Fiç” theksuan se kjo ndikon në përshpejtimin e aktivitetit ekonomik, derisa “Iton Uens” e kanë vlerësuar Maqedoninë si destionacion më tërheqës për investim në Evropën Qendrore dhe Lindore.