Agjencia kredituese “Fiç” e konfirmoi udhëheqjen e politikës fiskale të suksesshme, duke i potencuar reformat në sistemin e financave publike si reformë e pensionit, sistemit të furnizimeve publike rregullës fiskale për komunat, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski.
“Agjencia kredituese Fiç e konfirmoi udhëheqjen e politikës fiskale të suksesshme, Kryesisht ata i theksojnë reformat në sistemin e financave publike, megjithatë duke i dhënë fund reformës në sistemin e furnizimeve publike, reformës pensionale dhe rregullës fiskale e cila ishte dorëzuar te komunat. Reformat së bashku me stabilizimin e gjendjes politike “Fiç” potencon se e rregullojnë aktivitetin ekonomik dhe në raport shumë qartë është potencuar kontributi pozitiv i cili pritet nga rruga e asfaltuar në NATO. Ne nuk do të ndalemi këtu. Për ne e rëndësishme është të vazhdojmë me zbatimin e reformave”, thekson Tevdovski.
“Fiç” sot e konfirmoi rejtingun kreditues për Maqedoninë prejse vitin e kaluar e përmirësoi pamjen nga pozitive në negative.
Siç citohet në raportin e “Fiç”, përparimi në zgjidhjen e problemit me emrin me Greqinë, do ta asfaltojë rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe do ta mbështesë fillimin e negociatave formale për anëtarësim në BE.
“Fiç” konstaton se stabiliteti politik i përmirësuar ka ndikuar në ripërtëritjen e aktivitetit ekonomik. Vlerësohet se rritja e BPV-së do të përshpejtohet prej 2,3 në vitin 2018 në 3,2 për qind në vitin 2019 dhe 3,6 për qind në vitin 2020. Vërehet se implementohen përmirësime në menaxhimin me financat publike përmes programit të harmonizuar me BE-në dhe shënohet se borxhi shtetëror prej 40,8 për qind të BPV-së në fund të vitit 2018 sipas vlerësimeve zyrtare është nën mesataren e grupit të vendeve tjera të ngjashme prej 47 për qind, derisa borxhi i garantuar arrin 8 për qind të BPV-së.