Manastir, 24 shkurt – Dy vite me radhë rritja e neto rrogës mesatare është më e madhja në nëntë vitet e fundit, tha ministri i Financave, Dragan Tevdovski në tribunën “Shoqëri e drejtë-mundësi për të gjithë” në Manastir.
Theksoi se në vitin 2017 efekt më të madh ka dhënë rritja e rrogës minimale, përderisa në vitin 2018 është evident rritja e produktivitetit.
“Në dhjetor të vitit 2018 neto rroga mesatare u afrua deri 26.000 denarë, ajo është për 1.934 denarë më e lartë në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 apo për 8,1 për qind më e lartë. Kemi dy vite me radhë, përkatësisht 2017 dhe 2018, ku rritja e rrogave është më e larta në nëntë vitet e fundit. Në vitin 2017 efekt më të madh dha rroga minimale, përderisa në vitin 2018 është evidente rritja e produktivitetit. E rritëm rrogën minimale, dhe e barazuam pragun e minimalistit për të gjithë sektorët. Si rezultat i kësaj, mbi 90.000 qytetarë marrin të ardhura më të larta. Në degët e punës intensive siç është prodhimtaria e veshmbathjeve, të tekstilit dhe lëkurave, për të dytin vit me radhë kemi përqindje dyshifrore të rritjes së rrogave”, theksoi Tevdovski.
Ministri i Financave theksoi se këtë vit ka nivel rekord të buxhetuar të mjeteve për masa aktive për punësim. Po përforcohen kapacitetet e fuqisë punëtore dhe po harmonizohen me nevojat e tregut të punës.
Ministri theksoi se janë paraparë edhe mjete rekorde për mbështetje të ndërmarrjeve në Buxhetin për vitin 2019, si dhe se përmes një sërë masash Qeveria e mbështetë sektorin e biznesit.