Ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska – Bezhoska po qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel. Siç kumtuan nga Ministria e Financave, vizita e Tevdovskit dhe Angellovska – Bezhoskës është në suaza të Dialogut ekonomiko-financiar midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Në ngjarje do të prezantohen vlerësimet e vendeve në përmbushjen e drejtimeve të BE-së në programin për reforma ekonomike. Në suaza të vizitës ministri i Financave do të takohet me eurokomisarin për Çështje Ekonomike dhe Financiare, Tatimore dhe Doganore, Pjer Moskoviçi. Qëllimi i takimit m eurokomisarin është që të avancohet bashkëpunimi me BE-në në të gjitha fushat. Në kumtesë shtohet se Ministria e Financave për herë të parë ka strategji për krijimin e sistemit evropian për menaxhim me financat publike.