Shkup, 11 tetor 2018 – Delegacioni i kryesuar nga guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski merr pjesë në Takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) në Indonezi.
Është paraparë delegacioni të realizojë takime me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe grupacionit të Bankës Botërore (BB).
Në kuadër të takimeve janë caktuar takime me drejtorin ekzekutiv të BB, Frenk Hemskirk, drejtoreshën e Evropës Juglindore të KB, Linda va Gelder, nënkryetarin e Bankës Botërore, Siril Muler, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Entoni de Lanoj, drejtorin e Drejtorisë për Evropën të FMN-së, Pol Tomsen, nënkryetarët e IFC, Xhorxhina Bejker dhe Vibke Shlomer, ekipet e menaxherëve prej fondeve investuese dhe bankave, si edhe me përfaqësues të tjerë të lartë.
Gjatë ditës së nesërme ministri Tevdovski do të flasë në ngjarje të nivelit të lartë, të cilën do ta hap sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.
Siç kumtoi Ministria e Financave, Tevdovski do të flasë në temë “Zbatimi i qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në botë e cila ndryshon: lokalizimin, inkluzionin dhe investime në rezultate”. Ai do të përqendrohet në qëllimet për rritje të qëndrueshme dhe reformat të cilat bëhen në vend për realizimin e tyre.
Në këtë ngjarje fjalim është paraparë të ketë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Angel Guria, kreu i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) Verner Hojer dhe drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (VFT), David Bizli.
Takimet vjetore të FMN dhe Bankës Botërore mbahen çdo vit. Në takimet në të cilat marrin pjesë ministrat e financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të shteteve anëtare, diskutohen zhvillimet e fundit në ekonominë botërore dhe mbi tema të tilla si reduktimi i varfërisë dhe nxitja e rritjes ekonomike.