Për dallim nga periudha e vitit 2008 deri në vitin 2016 kur borxhi publik ishte me rritje të shpejtë, galopant, dhe u rrit për 23 për qind të BPV-së në 48,8 për qind, tani ai është stabilizuar dhe është më i ulët nga viti 2016, përkatësisht arrin 48,7 për qind të BPV-së, theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në takimin e sotëm me gazetarët.
Theksoi se, borxhi është nën kontroll, sepse, siç tha, shpenzimin të cilin e paguajmë, interesat, dukshëm janë zvogëluar.
“Për shembull nëse në fillim të vitit 2016 interesi për shënimet 12 mujore pa klauzolë devizore ka arritur 2,6 për qind, në fillim të vitit 2017 ka arritur 2,1 për qind, tani ai është zvogëluar në 0,8 për qind. Veprojmë me shkallë më të ulët të interesit prej 2,75 për qind për euroobligacionin e vitit 2018, derisa euroobligacionet paraprake kanë pasur interes në hapësirë prej katër deri 10 për qind”, citoi Tevdovski duke potencuar se është rritur edhe afati i portfolios dhe është stërmbushur numri i ankandeve që e bën borxhin më të lehtë për servisim.
Ai tha se vendi kohë më parë ka aderuar drejt standardit më të lartë statistik SDDS plus, të cilin e plotësojnë vetëm 18 vende të botës.
“Me ndryshimet e ligjit për borxh publik, të cilat janë në procedurë kuvendore, e kthejmë edhe borxhin e jogarantuar në llogarinë e borxhit publik. Ky ishte rekomandim nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe përpjekja jonë për njoftim transparent për borxhin, prejse në vitin 2014 borxhi jo i garantuar ishte nxjerrë nga llogaritja. Gjithashtu, me ndryshimet e ligjit, e kthejmë Strategjinë për borxh publik, i cili në vitin 2011 ishte futur në strategjinë fiskale, me çka u zvogëlua vëllimi i të dhënave”, sqaroi ministri i Financave.(koha.mk)