Deputetja nga radhët e LDK-së, Teuta Rugova feston sot ditëlindjen. E bija e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës feston ditëlindjen e 28-të me ç’rast ka pranuar urime të shumta, shkruan lajmi net.
Një nga urimet më të veçanta ishte edhe ai i kunatës së saj, dizajneres së njohur, Blerina Kllokoqi Rugova e cila zgjedh fjalët më të mira për të.
“Urime ditëlindjen krenaria jonë, ti nuk je duke u bërë e vjetër je duke u bërë më e mirë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.
Ndryshe, Teuta është deputete e LDK-së prej tashmë dy legjislaturave në Parlamentin e Kosovës.