Tetovë, polici qëllon me armë zjarri gjatë kontrollit të armës

105

Një oficer policie në Tetovë gjatë kontrollimit të pistoletës ka gjuajtur një plumb dhe gjatë incidentit askush nuk është lënduar në ambientet e SPB Tetovë. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 9:30 minuta.

“Është kryer inspektim në zyrën e SPB Tetovë, në të cilin rreth orës 9:30 minuta, polici SH.S. (37), duke kontrolluar pistoletën e shërbimit, ka qëlluar me një plumb që përfundoi në dyshemenë para derës së hyrëse. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm një dëm i vogël në dysheme dhe në mur”, informon policia e Tetovës.

Në konsultim dhe koordinim me prokurorin publik, po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Comments are closed.