Tetovë, 19 tetor – 7 të vdekur në gjithsej 593 aksidente komunikacioni ka regjistruar policia në Tetovë dhe rrethinë për nëntë muajt e parë të këtij viti, që në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit paraprak do të thotë 17 aksidente më pak kur humbën jetën 10 persona, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Prej viktimave, dy janë shofer, tre bashkudhëtarë, një këmbësor dhe një vozitës motori. ‘Pjesa më e madhe e fatkeqësive kanë ndodhur rrugëve të Tetovës, më pas në autostradën Gostivar-Tetovë- Shkup dhe në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, dhe Tetovë-Vllkovijë. Shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është vozitja e shpejtë ndërsa rreth 50 prej tyre kanë ndodhur për shkak të daljes së kafshëve në akset rrugore’ tha Josifovski.