Tetovë, 30 maj 2018 Objekti në Tetovë, ku duhej të hapet kazino, për çka më 4 maj protestohej kundër këtij vendimi, nuk do të hapet, informuan në konferencën e sotme për media nga lëvizja kundër bastit në Tetovë për vendimin e Gjykatës komptente Administrative.
Sipas anëtarit të Shoqatës Xhemal Abdiu, e cila edhe e organizoi protestën në fillim të këtij muaji, kjo i dha rezultatet e para por paralajmëroi edhe se ata do të vazhdojnë edhe më tutje me aktivitetet e tyre.
“Reagimi i qytetarëve kundër degradimit, mjerimit, prostitucionit, varfërisë që po përhapet shumë nga këto lojëra të fatit për çdo ditë po rritet dhe po merr formë dhe guxim që të përhapet mbarë shtetin, si dhe ato të përfshihen në sjelljen e vendimeve për këto dukuri negative”, tha Abdiu.
Sipas kolegut të tij nga Shoqata, Jushi Emrullai, edhe institucionet në sistem pozitivisht janë përgjigjur në kërkesat e tyre për ndalim të hapjes së kazinos.
Emrullai dhe Abdiu së bashku paralajmëruan se aktivitetet e Shoqatës do të vazhdojnë në drejtim që në këtë pjesë të qytetit ku në distancë shumë të afërt gjenden dy universitete dhe nga dy shkolla fillore dhe të mesme, kursesi të mos lejohet hapja e kazinos së re, bastores sportive ose objektit tjetër për organizim të lojërave të fatit.
Ata theksuan se do të tentojnë që në ligjin e ri për lojëra të fatit të mos pranohet dispozita e propozuar që kazinot të jenë së paku 300 metra nga objektet publike, por edhe ato ekzistuese dhe kazinot e reja, bastoret dhe objektet tjera për lojëra të fatit të jenë së paku tre kilometra nga secili mjedis urban.
Për këtë kërkesë për largimin e kazinove dhe objekteve të ngjashme, së paku tre kilometra nga vendet e banuara nga Shoqata do të përgatisin amendamente së bashku me avokatët e tyre që do të dërgohen deri te të gjitha grupet parlamentare, me qëllim siç u tha të parandalohet sjellja e ligjit skandaloz të përgatitur nga Ministria e Financave.
Në kuadër të aktiviteteve të ardhshme nga Shoqata kundër basteve paralajmëruan se do të kërkojnë edhe përgatitje të strategjisë për arsim të nxënësve, studentëve dhe të gjithë qytetarëve tjerë për dëmin që e shkaktojnë lojërat e fatit, ndërsa do të financohet nga tatimet shtesë me të cilat duhet të ngarkohen objektet e tilla.