Një vajzë e moshës katër vjeçare nga Tearca është lënduar pasi që është goditur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën lokale në Tearcë, kur makina “Audi a4” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 24 vjeçari B.E nga ka goditur vajzën. Gjatë goditjes vajza ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe menjëherë është dërguar në klinikën e Tetovës. Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i Sektorit për Punë të Brendshëm të Tetovës.