Tetovë, 20 nëntor – Para pak çastesh në lagjen Vardarska të Tetovës afër xhamisë së Rinisë ka ndodhur një vetëvrasje. Sipas informatave jozyrtare një djalë i ri 23 vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e shtëpisë. Nuk kemi ende informata për motivet e këtij rasti të rëndë, shkruan Almakos. Priten informata zyrtare nga policia e Tetovës.