Shkup, 1 qershor – Një vajzë njëzetvjeçare nga rajoni i Tetovës dje është rrëmbyer dhe rrahur nga dy persona, kumtoi MPB.
L.A nga fshati Kolancë e Tetovës dje në orën 16.45 ka denoncuar se rreth orës 10.45 në Tetovë, derisa ka qenë në një market nga na e N.A nga Drenovci dhe një person i panjohur me dhunë është futur në automjet.
Sulmuesit pastaj e kanë dërguar në lagjen Teqe ku fizikisht e kanë sulmuar, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të dukshme.
Pas kësaj të dëmtuarës i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë.
I denoncuari N.A është arrestuar dhe mbajtur për ndriçim të plotë të rastit.