Shkup, 26 janar – Drejtori i një shkolle fillore në Tetovë i ka thënë policisë se dy nxënëse të klasës së tetë i kanë treguar se shoqja e tyre 14 vjeçe është maltretuar seksualisht dhe fizikisht nga babai i saj, njofton KOHA.
Drejtori ka folur edhe me vajzën, e cila e ka vërtetuar rastin.
MPB informon se gjinekologu e ka kontrolluar vajzën dhe ka konstatuar se nuk ka lëndime të dukshme dhe vazhdojnë kontrollimet.
Babai i dyshuar është arrestuar në stacion policor.