37 vjeçari M.Z nga fshati Tenovë, të mërkurën mbrëma rreth orës 23 ka denoncuar se është shantazhuar tre orë më parë të cilën e ka kryer tetovari F.L dhe një person tjetër I panjohur. Sipas denoncimit ai ka qenë në lokalin Bos në Tetovë me djalin e tij të mitur dhe një shok. Dy të panjohurit i janë afruar tavolinës ku kanë qenë ulur, dhe i kanë marrë çelësat e veturës Mercedes, e cila ka qenë e parkuar në afërsi, pronë e gruas së tij dhe më pas janë larguar. Në ndërkohë dy herë përmes telefonit I kanë kërkuar njëherë 3000 e më pas 5000 mijë euro që t`ia kthejnë veturën të cilët sipas tyre u ka patur borxh. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e autorëve.