Shkup, 16 tetor – Të hënën rreth orës 13, 50 minuta, në Shkup, në bulevardin “Aradhet Partizane”, në Shkup, ka ndodhur aksident trafiku me ç’rast Z.S., 47-vjeçar duke drejtuar veturën Mercedes, me targa të Tetovës, ka aksidentuar këmbësoren I.P., 67-vjeçare nga Shkupi. Me këtë rast këmbësorja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin “8 shtatori, ku edhe i janë konstatuar lëndime trupore. (koha.mk)